Tronditëse/ Dhjetëra fëmijë azilkërkues rrëmbehen nga hoteli i “Home Office” në Britani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra fëmijë azilkërkues janë rrëmbyer nga bandat në një hotel në Brighton, Britani e Madhe, një ngjarje që me sa duket po përsëritet në të gjithë bregun jugor, sipas një hetimi të “Observer”.

Një person që punon për “Home Office” përshkruan fëmijë që rrëmbehen në rrugën jashtë hotelit dhe futen në makina.

“Fëmijët po merren nga jashtë ndërtesës, po zhduken dhe nuk po gjenden. Trafikantët i marrin ata nga rruga”, tha burimi.

“Home Office” është paralajmëruar vazhdimisht nga policia se banorët e pambrojtur të hotelit, kryesisht  fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në MB pa prindër ose kujdestarë, ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.

Rreth 600 fëmijë të pashoqëruar kanë kaluar në hotelin “Sussex” në 18 muajt e fundit, me 136 të raportuar të zhdukur. Më shumë se gjysma e tyre, rreth 79, ende nuk janë pagjetur.

Yvette Cooper, e përshkroi zbulimin si “me të vërtetë të tmerrshëm dhe skandaloz” dhe i bëri thirrje qeverisë të zbulonte se sa fëmijë ishin zhdukur dhe çfarë po bëhej për t’i gjetur ata.

Ajo shtoi: “Suella Braverman ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të përsëritura që i janë dhënë në lidhje me masat mbrojtëse krejtësisht të papërshtatshme për fëmijët në kujdesin e tyre”.

Informatori foli gjithashtu me dëshmitarë nga një hotel i ngjashëm i drejtuar nga “Home Office” në Hythe, Kent, duke vlerësuar se 10% e të rinjve zhdukeshin çdo javë.

Burimi për mbrojtjen e fëmijëve tha se disa nga fëmijët e humbur nga hoteli Brighton mund të jenë trafikuar deri në Mançester dhe Skoci. Një rast është nën hetim nga policia Metropolitane në Londër.

Të dhënat e zbuluara në tetor treguan se 222 fëmijë të pashoqëruar azilkërkues mungonin në hotelet e drejtuara nga “Home Office”. Ministrat pranuan se nuk kishin asnjë ide për vendndodhjen e tyre.

Lexo edhe :  Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Ndërkohë, thuhet gjithashtu se asnjë udhëzim i ri për policinë nuk është lëshuar për gjurmimin e fëmijëve azilkërkues të zhdukur.

 

Të fundit

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë...

Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh, për të siguruar që investimet...

Agjendën e gjelbër: Shtytja për zgjerimin e aeroporteve ndërsa udhëtimi me tren ngec

Dëmi klimatik që shkaktohet nga fluturimet e shmangshme është i jashtëzakonshëm, por qeveria sheh më shumë aeroplanë si zgjidhje për problemet ekonomike të saj. Polly...

Vendi goditet nga një valë e re e të nxehtit, muaji gusht me temperaturat më të larta

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti mund të jetë muaji më...

Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca

Një kujtim i vjetër, një aromë e njohur, një melodi e harruar… ndonjëherë mjafton një detaj i vogël për të na kthyer vite pas...

Lajme të tjera

Web TV