21 Janari, Artan Hoxha thirret në polici: Garda ekzekutoi me urdhër njerëz të pafajshëm..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha është thirrur sot në Policinë e Tiranës lidhur me një përgjim të bërë publik nga ai dy ditë më parë, në 12 vjetorin e protestës së 21 Janarit ku mbetën të vrarë katër qytetarë.

Hoxha tha për mediat pas daljes nga Drejtoria e Policisë së Tiranës se përgjimi i nxjerrë prej tij tregoi se Garda vrau me urdhër protestuesit e pafajshëm. Ai tha se i takon tashmë prokurorisë të kryejë hetime për dy prej vrasjeve që janë ende pa autor, ajo e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës.

Duke cituar avokatin Maks Haxhia, Hoxha ironizoi duke thënë “Kush vjen këtu, duhet të vishet trashë”.

“Unë i jam përgjigjur thirrjes që ka bërë Prokuroria e Tiranës, e cila është duke hetuar 21 Janarin. Detyra është e policisë gjyqësore të kryeqytetit, siç ka thënë edhe Maks Haxhia, ata që vijnë këtu duhet të vishen trashë. Është prokuroria ajo që verifikon nëse është një indicie që të çon drejt një prove. Ajo që është fakt është se ne kemi sot dy të vrarë Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën, që janë ekzekutuar para kamerave dhe janë pa autor.

Ajo që kam nxjerrë unë së fundmi dëshmon se Garda jo vetëm nuk ka zbatuar ligjin, por ka ekzekutuar qytetarë të pafajshëm. Për sa kohë këto vrasje janë pa autorë, kryeministri i kohës Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama duhet t’i japin një përgjigje. Kush e ka vrarë Aleks Nikën? Kush e ka vrarë Hekuran Dedën? Për fat të mirë dimë kush e ka vrarë Ziver Veizin. Pamja që nxorra unë rrëzoi gjithë alibinë që kishte ngritur Sali Berisha’, u shpreh gazetari Hoxha.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV