Kërkohet dorëheqja e Mitsotakis/ Plas skandali me përgjimet në Athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Qeveria e Demokracisë së Re e ka bërë zakon minimin sistematik të shtetit të së drejtës në vendin tonë. Tek një sërë skandalesh, përjetojmë të njëtin motiv, korrupsion, mbulim dhe mosndëshkim. Në çdo skandal, në çdo dështim qeveritar zgjedhja juaj politike është të mbuloni të vërtetën“-u shpreh Nikos Androulakis, kreu i Pasok-ut.

Sipas liderit socialist “Ky diskreditim i paprecedentë i shtetit ligjor dhe institucioneve nga qeveria nuk mund të vazhdojë. Ky zhvillim politik me mocionin e  votëbesimit ka ardhur menjëherë pas botimit të një artikulli të gazetës «To Vima»  ku zbulohet se tabulatet e bisedave telefonike të përgjegjësit të stacionit të Larisës dhe makinistit të një prej trenave që janë përplasur në aksidentin fatal të Tembit me 57 viktima, janë fshirë pjesërisht dhe janë publikuar jo të plotë.

“Kasselakis me vetëdije po minon shtetin me këtë deklaratë të papranueshme të rrezikshme dhe të paprecendent.  Këtë vit, mbushen 50 vjet nga rivendosja e Republikës … vite krize, memorandumesh, tensionesh, me qytetarë të shumtë në rrugë dhe një ankth shumë i madh për të ardhmen e vendit, dhe askush nuk erdhi ta vërë në dyshim këtë rrugë ligjore, pandryshueshmërinë e rezultatit zgjedhor.”

Sipas zëdhënësit të qeverisë drejtësia po heton të gjitha aspektet e tragjedisë, ndërsa ka cilësuar deklaratat e opozitës si një “fushatë antiqeveritare ” dhe një përpjekje për të destabilizuar vendin.Nga ana tjetër , mocioni i mosbesimit që do diskutohet në tre ditët në vazhdim duke u përkrahur edhe nga partitë e tjera opozitare, konsiderohet se do të kthehet në një votebesim për qeverinë pasi zotëron 158 nga 300 vendet e parlamentit dhe do të krijojë më shumë unitet në radhët e të djathtëve të cilët kritikohen nga opozita për tragjedinë hekurudhore, për shtrenjtësinë apo dhe për rrjedhjen e të dhënave personale të grekëve të diasporës, disa javë para zgjedhjeve për PE./O.S

Të fundit

Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e...

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Farkës ku është gjetur pa shenja jete një 24-vjeçar. Dyshohet se viktima është...

AKEP: 92% e familjeve kishin internet fiks në 2024

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se rreth 92% e familjeve shqiptare kishte internet me linja fikse në fund të vitit të...

Lajme të tjera

Web TV