Lulzim Basha në Këshillin e Europës, foto ekskluzive me gazetaren e Fjala.al

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i pranishëm sot në sesionin e Këshillit të Europës.
Ai është fotografuar nga gazetarja e Fjala.al në Strasbourg Monada Mehmetaj, ku ish-lideri i demokratëve nuk ka ngurruar të bëjnë një selfie sëbashku.

 

 

 

 

 

 

 

Sot u hap sesioni dimëror i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës.

Një ndër pikat që do të diskutohen janë tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Gjatë këtij sesioni i cili do të zgjasë deri më 27 janar 2023, do të ketë fjalime edhe nga kryeministrja e Islandës Katrin Jakobsdóttir dhe Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Lufta kundër dhunës ndaj grave do të jetë gjithashtu fokusi i sesionit, me një debat të parë mbi dhunën seksuale të lidhur me konfliktin dhe një debat të dytë të përbashkët mbi Konventën e Stambollit, mbi rolin dhe përgjegjësinë e burrave dhe djemve në ndalimin e dhunës me bazë gjinore kundër grave dhe vajzave, dhe në gjetjen e zgjidhjeve për robërinë martesore.

Tema të tjera në agjendë përfshijnë ndikimin mjedisor të konfliktit të armatosur, luftëtarët e huaj të Daesh-it dhe familjet e tyre që kthehen nga Siria dhe gjetkë, dhe sfidat etike, kulturore dhe arsimore të aplikacioneve për gjurmimin e kontakteve.

Por çfarë pritet të diskutojë Basha në Këshillin e Europës? Kjo mbetet për tu parë…