Ndoka: Në 21 janar mund të isha një prej VIKTIMAVE, përgjegjësia është vetëm e GARDËS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha se personat që humbën jetën në bulevard, më 21-janar “i vrasin sa herë që vjen kjo datë.”

Ai u shpreh në një intervistë për “Ora News” se provat që dalin sot nuk janë të reja. Sipas tij të gjitha regjistrimet ekzistojnë tek Policia, i kanë institucionet tona dhe përgjegësia është thjeshtë e Gardës së Republikës.

Mes të tjerash Ndoka thotë se ishte prezent në protestën e 21 janarit dhe ka parë gjithçka, madje ai thekson se mund të ishte dhe një prej viktimave, pasi ndodhej 5-6 metra larg nga Ziver Veizi që humbi jetën.

Por nga ana tjetër ai bën përgjegjës për ngjarjen vetëm personin që ka qëlluar mbi protestuesit dhe jo atë që dha urdhër.

“Kanë kaluar shumë vite. Unë kam qenë në shesh më 21 janar, madje 5, 6 metra larg nga njëri prej tyre që humbi jetën. Po keqpërdoret kjo situatë.  Sa vjen 21 janari dalin konferencat e shtypit, kjo është pjesa më e turpshme. Së pari ka një ligj, nuk mund t’i japë asnjë politikan urdhër një gardisti të përdorë armën.

Gardisti e ka të qartë kur do të hapë zjarr, kur do të qëllojë në ajër. Provat që dalin sot nuk janë të reja. Të gjitha regjistrimet ekzistojnë te policia, i kanë institucionet tona. Përgjegësia është thjesht e Gardës së Republikës. Ne ishim drejtuar që t’ju kërkonim të tërhiqeshin. Rama në atë kohë kishte frikë ishte futur thuajse poshtë urës së lanës. Unë e kam kuptuar që plumbat janë ushtarak.

Personazhi drejt nesh është gjuajtur nga turma me gur dhe ai nga frika e goditjeve ka ulur automatikun. Në atë moment mund të isha dhe unë një prej viktimave. Është përgjegjësia e atij që ka armën në dorë. Dhe nëse komandanti i gardës çmendet gardsti duhet të dijë për ligin. Të mbajë përgjegjësitë e veta. Këta I vrasin sa herë vjen 21-janari. Kjo është pjesa më e pisët”, ka thënë Ndoka.

Të fundit

Kukullat Labubu “pushtojnë” edhe Bebe Rexhën, fansat në panik

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar njërit prej trendeve më të përhapura në...

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga tensionet politike ndërkombëtare. Ajo që...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit politik mbi të cilin është...

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim që të mbështesë më tej...

Lajme të tjera

Web TV