U tha se rezultoi pozitiv me HIV-AIDS, spitali reagon për shëndetin e ish-banorit të BBV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme në mediat online bëri xhiro lajmi se ish-banori i Big Brother Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati ka rezultuar pozitiv me Hiv-Aids.

Fatmirësisht ky lajm rezulton i rremë dhe për këtë ka reaguar po i njëjti portal i cili ishte zanafilla e kësaj deklarate.

“Indeksonline”, përgënjeshtroi lajmin duke kërkuar edhe falje. Menjëherë pas kësaj ka reaguar Klan Kosova me një deklaratë ku tregon gjendjen e Lugatit. Nga Klinika Infektive në Kosovë kanë njoftuar të dielën mbrëma për gjendjen e pacientit, Gjon Karrica.

“Nuk ka ndryshuar as trajtimi dhe as gjendja e pacientit, Gjon Karrica, kurse konfirmojmë se gjendja e të njëjtit është stabile. Ai është duke vazhduar trajtimin në Klinikën Infektive. Kërkojmë që të gjithë t’i referohen vetëm informatave zyrtare dhe për çdo gjë të drejtohen në zyrën për informim në ShSKUK”, është theksuar nga Klinika Infektive për Klan Kosovën.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV