Këngëtari grek, Konstantinos Argiros vjen në Tiranë, Veliaj: Ju mirëpresim në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari grek Konstantinos Argiros vjen për herë të parë në Tiranë, për të ndarë me publikun shqiptar tingujt e muzikës së tij. Artisti më i suksesshëm i gjeneratës së tij, do të ngjitet nesër mbrëma në një koncert në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Argiros ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, ku është pritur edhe nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili i dhuroi Kullën e Sahatit.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kemi në Tiranë një mik, një shok, një vëlla, si Konstantinos Argiros, i cili ardhur këtu për një super koncert në Pallatin e Kongreseve. Mezi presim të kënaqemi të gjithë! Unë besoj se diplomacia më e mirë nuk është ajo e shteteve dhe e qyteteve, por ajo mes njerëzve të artit dhe kulturës, sepse është ajo që e kuptojnë të gjithë. Besoj fort se gjuha e artit, e kulturës, e këngës është gjuha që na bashkon. Ju mirëpresim të gjithëve nesër në Pallatin e Kongreseve, duke filluar që nga ora 19:00 për një super koncert, që do të na bashkojë si fqinjë të mirë, si djem e vajza të rinj, që duan të ecin përpara dhe të ndërtojnë një histori në këtë vend të bekuar që është Ballkani”, u shpreh Veliaj.

Artisti i muzikës greke vlerësoi mikpritjen e veçantë dhe u shpreh entuziast për koncertin në Tiranë ku, siç tha ai, do të përcjellë gjithë energjinë e “Athina mou”, këngës që adhurohet jo vetëm në Greqi, por edhe nga publiku shqiptar. “Jemi në Tiranë për të kaluar një natë fantastike në Pallatin e Kongreseve. Besoj se njerëzit këtu në Shqipëri janë fantastikë. Ju dërgoj dashurinë time nga “Athina ime” në Tiranë”, u shpreh këngëtari Argiros.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV