“Falje se Greqia ju lëndoi”/ Këngëtari grek u kërkon ndjesë emigrantëve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeqyteti festoi mbrëmjen e së enjtes me këngët më të dashura greke të artisteve, Marinela dhe Antonis Remos. Në nisje të koncertit të mbajtur në pallatin e Kongreseve, Remos ka kërkuar falje drejtuar komunitetit shqiptar, për lëndimet që Greqia u ka shkaktuar.

 “Në vitet 90’ ju erdhët në Greqi, u rritët, krijuat familjet tuaja, fëmijë, U rritëm dhe ne bashkë. Ajo që dua të them nga zemra janë vetëm dy fjalë: Faleminderit shumë! Kërkoj falje! Faleminderit se ndihmuat vërtet Greqinë tonë, në momentet që kishte nevojë. Dhe një “Më fal” se Greqia shumë here ju ka lënduar!”, u shpreh ai.

Në rrëfimin e tij emocionues, Antonis Remos shprehu se e kupton vështirësinë e të qenit emigrant, diçka që ka kaluar vete në shtetin gjerman.

Ai vlerëson edhe zhvillimin e kryeqytetit, Tiranës, të cilin e cilësoi si një vend të bukur, me një të ardhme të ndritur.

 “Duke ardhur këtu, pashë një vend që tashmë ka hapur krahët e fluturon vërtet shumë lartë në hapësirën qiellore, me kaq arritje e ndryshime të bukura. Unë pashë një qytet kaq të bukur, Tirana është vërtet një qytet mrekulli. Urime dhe kryebashkiakut për sa ka bërë. Urime të gjithë juve për sa keni arritur”, tha ai

Për ta përfunduar fjalën e tij, Remos dha mesazhin e dashurisë dhe solidaritetit, si dy popuj kaq të lidhur në histori e që sipas Remos, duhet të qëndrojnë të bashkuar./E.T

Të fundit

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Nga Lutfi Dervishi Në kushtet e cunamit informativ, besueshmëria e medias cënohet edhe nga  “tufa” e “ekspertëve/analistëve” që paraqiten si...

Shqipëria, e para në Europë për pasagjerët nga ajri. ACI: Shënoi rritje me mbi 233%

Edhe për muajin Mars, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të fluksit të pasagjerëve nga ajri. Këshilli Ndërkombëtar...

Çfarë ndodhi? Policia ndalon reperin e njohur, akuzohet për tentativë vrasjeje

Policia e Kosovës ka ndaluar për 48 orë reperin Arijan Sijarina, pasi akuzohet se ka qenë i pranishëm në incidentin që i parapriu vrasjes...

A duhet të flesh me kafshët shtëpiake?

Tema e të fjeturit me qenushin ose macen i bën gjithmonë njerëzit të ndahen në dy grupe dhe e vërteta është se nuk ka...

Inskenimi i “komplotit” çam/ Idrizi: Greqia vijon të mbajë peng ligjin e luftës

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi thotë se Greqia vijon të mbajë peng ligjin e luftës. Duke folur për të ashtuquajturin inskenimi i komplotit çam,...

Lajme të tjera

Web TV