Rasti i rrallë/ Nëna prej 7 muajsh në koma, lind vajzën e shëndetshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

23-vjeçarja nga India ka qenë në koma për shtatë muaj pas një aksidenti dhe ajo ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme. Sharifa nga Uttar Pradesh është plagosur rëndë pasi u rrëzua nga një motoçikletë pa helmetë ndërsa ishte 40 ditë shtatzënë.

Shamia e saj thuhet se është kapur në rrotën e pasmë të motoçikletës që drejtohej nga partneri i saj, duke bërë që gruaja të rrëzohet dhe të pësojë lëndime të rënda në kokë. Që nga muaji mars që ndodhi aksidenti ajo i është nënshtrur 5 operacione të ndryshme neurologjike. Asaj iu vendos ventilator në një moment, dhe kirurgët janë detyruar të hiqnin një pjesë të kafkës së saj për të lehtësuar presionin në tru.

Mjekët u përballën me dilemën e vështirë për të ndërprerë apo jo shtatzëninë për shkak të gjendjes së saj, megjithatë ekografia ka treguar se shtatzënia po ecte pa probleme, ndaj këshilluan familjen e saj që të vazhdonin shtatzëninë. Pavarësisht se ishte në gjendje kome 23-vjeçarja më në fund arriti të lindë më 22 tetor një fëmijë të shëndetshëm.

Mjekët kanë shpresa se jo mund të bëhët mirë duke qënë se lëviz herë pas here kokën dhe këmbët. “Në karrierën time 22-vjeçare neurokirurgjike, nuk kam hasur në një rast të ngjashëm. Ajo është aktualisht e shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme dhe nuk është në mbështetje të frymëmarrjes”, vuri në dukje kirurgu Dr. Deepak Gupta, duke iu referuar rrallësisë së incidentit.

 

Të fundit

Sa është paga mesatare bruto në Shqipëri sot? Dalin shifrat zyrtare

Paga mesatare bruto mujore në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 arriti në 82,210 lekë, sipas të...

I grabiti telefonin dhe portofolin qytetarit në plazh, 28-vjeçari në pranga

Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar pasi grabiti me dhunë një qytetar në rrugë në lagjen nr. 13 në qytetin bregdetar. Ngjarja është regjistruar...

“Mbappe lojtar i madh, por nëse luan kundër Parisit…”

Presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi, i është rikthyer buzëqeshja. Ai ka plot arsye për të qenë i lumtur, sepse skuadra parisiene është...

Lajm i mirë! Shqipëria hedh një hap tjetër drejt BE-së

Shqipëria ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27...

“Detanta” SHBA-Kinë, arrihet marrëveshja për eksportet kineze

Zyrtarët amerikanë dhe kinezë kanë bërë të ditur se kanë rënë dakord për një kornizë për të rikthyer situatën tregtare përpara vendosjes së tarifave...

Lajme të tjera

Web TV