VIDEO/ Të pashmangshëm, Reali mposht Atleticon në kohën shtesë dhe kalon në gjysmëfinale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid ka mposhtur Atletico Madrid në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit me rezultat 3-1, pas kohës shtesë, duke kaluar në mesin e katër më të mirëve në këtë garë.

Los Colchoneros shkuan në pushim në epërsi me golin e Alvaro Moratas.

Zhvillohej minuta e 19-të kur Nahuel Morina asistoi te Morata i cili nga afër shënoi për 1-0.

Kjo pjesë lojë solli vetëm edhe një rast të mirë, kur Eder Militao gjuajti mbi portë.

Në pjesën e dytë Real Madridi u lëshua në sulm për të gjetur golin e barazimit.

Në minutën e 58-të, Karim Benzema ishte afër të gjente rrjetën, por Jan Oblak ishte në vend.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 79-të, kur Rodrygo shënoi për 1-1. Braziliani mori një top në fushën e Atleticos para zonës, kaloi disa lojtarë dhe shënoi gol të bukur.

Në minutën e 104-të u shënua edhe goli që vendosi ndeshjen kur Karim Benzema shënoi për 2-1.

Në fund të sfidës shënoi edhe Vinicius Junior pas një aksioni të bukur individual duke e vulosur në 3-1

 

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV