Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Cërrik.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sektor Fermë”. Një automjet ka përplasur një këmbësor i cili për pasojë ka humbur jetën.
Viktima mësohet se është rreth 60-vjeç. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plotë detajet e aksidentit.