Çmontohen 16 kamera në rrugët e Vlorës, kontrolloheshin nga grupet kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Shkodrës, aksioni “Fijet” i policisë është shtrirë në Vlorë për të hequr kamerat vëshguese të vendosura në rrugët e qytetit nga kontigjentët kriminalë.

Kështu, policia ka hequr 16 kamera të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”.

Policia thotë se kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

Kujtojmë se vetëm në Shkodër deri më tani policia ka çmontuar 59 kamera të vendosura pa leje në rrugët e qytetit që dyshohet se kontrolleshin me celular nga kontigjentët kriminalë.

Të fundit

Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre/ Çfarë po paralajmëron Rama?

Kryesocialisti Edi Rama, teksa po fliste për rëndësinë që PS i ka dhënë grave dhe vajzave, tha se është i...

Rama për Elisa Spiropalin: Ja ku e keni ‘Mamicën’, është kthyer si hapse dyersh

Në eventin “Vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”, kryeministri Edi Rama foli me lëvdata për drejtuesen politike të Tiranës, Elisa Spiropali. Rama tha se...

Besimtarët myslimanë në protestë, kundërshtojnë qëndrimin e Ramës për Gazën

Një grup shoqatash dhe qytetarësh, kryesisht besimtarë myslimanë shqiptarë, protestuan sot para Parlamentit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qëndrimit zyrtar të Shqipërisë për...

Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se 120 studiues, tingëllon edhe më urgjente: Pas të 50-ve burrat dhe gratë duhet të shmangin...

Basha ironizon sloganin e fushatës së PS/ “Vetëm me Edin” vazhdon korrupsioni

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka ironizuar sloganin e fushatës elektorale të PS për zgjedhjet e 11 Majit. Në një postim në rrjete sociale,...

Lajme të tjera

Web TV