CR7 humb mundësinë për të fituar trofeun e parë, Al-Nassr eliminohet nga Superkupa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo eliminohet në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite. Skuadra e Al Nassr, ku portugezi është transferuar në ditët e para të janarit, është mundur 3-1 nga Al Ittihad në sfidën e luajtur në “King Fahd International Stadium”.

CR7 luajti titullar madje edhe me shiritin e kapitenit në krah, por nuk mundi të bënte diferencën në ekipin e drejtuar nga francezi Rudi Garcia.

Al Ittihad shënoi dy herë gjatë pjesës së parë, në minutën e 15-të me Romarinhon dhe në fundin e këtij fraksionin me Hamdallah.

Al Nassr e shkurtoi diferencën me Taliscan në minutën e 67-të, por vetëm kaq, Al Ittihad u mbrojt mirë në minutat e mbetura, madje shënoi të tretin në shtesë me Shanqeetin, duke siguruar fitoren dhe finalen, që do ta luajë kundër Al Feiha (mposhti 1-0 Al Hilal).

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV