“Janë vrarë 26 njerëz”, Ngjela reagon për Gërdecin: Ja çfarë është bërë me Mediun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë në media, avokat Spartak Ngjela u shpreh se për sa kohë kanë thërritur njerëz, duket se e ka marrë SPAK-u çështjen e Gërdecit.

Ai tha se ka të drejtë të kthehet çështja e Gërdecit sepse janë vrarë 26 persona dhe gjyqet kanë vepruar me fajësi të cunguar.

Ngjela: Për sa kohë kanë thërritur njerëz, duket se e ka marrë SPAK-u. Nuk flas dot për njerëzit e familjen e kundërshtarit tim politik, nuk ma lejon etika. Ka të drejtë të kthehet çështja sepse janë vrarë 26 persona dhe gjyqet kanë vepruar me fajësi të cunguar. Kryesori është ministri i Mbrojtjes. Pastaj se çfarë lidhje ka pasur ai ajo do të dalë gjatë hetimit. Fakti që është marrë ai, tregon se ka qenë gabim që nuk është marrë më herët. Dimë se ky person ka qenë ministër dhe atje janë vrarë 26 persona. Të shohim nëse do të hetohet deri në fund.

Pafajësia nuk kërkohet në organin e hetimit, sepse e jep vetëm gjykata, këto të tjetër janë dyshime dhe indicie. Fakti që nuk ka kaluar çështja në gjykatë, nëse nuk është parashkruar mund të thirresh sërish dhe çështja duhet të kalojë në gjykatë, fajësinë nuk ta jep prokuroria, por gjykata. Nuk ka vjetërsi çështja. Është puna se nuk ka kaluar nga gjykata. Nëse Mediu do të ishte dënuar nga një gjykatë, çdo fakt që të ishte gjetur, nuk e lë neni që të ri dënohej. Nuk jemi përballë një rishikimi sepse ai nuk është dënuar dhe vendimet e prokurorit që janë të pushuara, mund të rihapen.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV