Kun Aguero i kundërpërgjigjet deklaratave të Ibrahimovic: “Ku ishe Botërorin e fundit?”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sergio Agüero del dhe i përgjigjet ashpër Zlatan Ibrahimovic. Në Paris, lojtari suedez, gjatë prezantimit të filmit në të cilin pati mundësinë të luante një rol të vogël, bëri deklarata kundër disa lojtarëve të kombëtares argjentinase për mënyrën e festimit të Kupës së Botës, që e fituan në Katar dhjetorin e kaluar.

Edhe pse Ibra lavdëroi Lionel Messin, suedezi ishte i ashpër me të gjithë të tjerët: “Ata u sollën keq, nuk mund t’i respektosh…” Kun Augüero ka dalë në Twitch dhe përgjigja e tij për sulmuesin veteran të Milanit nuk ka qenë aspak diplomatike.

“Më duket shumë e vrazhdë të thuash se nuk do të fitojmë më, – nënvizoi Agüero. – Mendoj se para se të shqetësohesh për Argjentinën, i dashur Ibrahimovic, mund të shqetësohesh për vendin tënd, ekipin tënd kombëtar dhe veten, sepse nuk ishe dot në Botërorin e fundit”.

Jehona e Kupës së Botës ende po ndihet. Zlatan Ibrahimovic i është rikthyer të folurit për Botërorin e fituar nga Argjentina në Katar, dhjetorin e kaluar, veçanërisht duke vënë në dukje sjelljen e tifozëve të Albiceleste gjatë kompeticionit në fjalë:

“Jam i shqetësuar për të gjithë ata tifozë që u sollën keq. Ne nuk mund ta respektojmë këtë”. Kampioni suedez është i bindur edhe për një gjë: “Mbappé do të fitojë një Botëror tjetër, nuk jam i shqetësuar për të”. Dhe për Messin: “Ai konsiderohet si lojtari më i mirë në histori, isha i sigurt se do ta fitonte Botërorin e Katarit”.

Sulmuesi kuqezi dënoi edhe sjelljen e vrazhdë të disa lojtarëve të Argjentinës gjatë festimeve për triumfin në “Katar 2022”: “Messi do të mbahet mend për fitimin e Kupës së Botës, por ç’të themi për të tjerët? Si profesionist, nuk mund të respektoj askënd që sillet ashtu”.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV