Ndonëse cështja për vulën mbetet ende në Gjykatë, Sali Berisha duket se nuk ka ndërmend të presë ndërsa sot ka dërguar pranë KQZ emrat për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Lista me 230 emra u dorëzua në KQZ nga deputeti demokrat Flamur Noka, duke kërkuar që vendet e Partisë Demokratike t’i plotësojë ajo.
Emrat sapo janë protokolluar nga aministrata e KQZ, por pranimi ose jo i tyre do të vendoset nga Celibashi në seancë publike, pas vlerësimit të legjitimitetit të dy kërkesave të paraqitura nën siglën e PD.