Pothuajse një vit nga nisja e luftës në Ukrainë/ ALARMI: Moska po përgatit masakër…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moska po përgatiti një ofensivë madhore në 24 shkurt, në përvjetorin e parë të agresionit të saj ndaj Ukrainës.

Saktësisht një vit pas nisjes së luftës, Rusia sipas Kievit zyrtar, po përgatitet të shpalosë të plotë zemëratën e saj e për këtë arsye, sipas zyrtarëve ukrainas, forcat e armatosura ruse janë duke testuar këto ditët e fundit kapacitetet mbrojtëse ukrainase pranë Zaporizhias.

Sekretari i Keshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksii Danilov, u shpreh se objektivi i rusëve “është zgjerimi i kufijve të rajoneve lindore të marra prej tyre: Donetskut dhe Luhanskut.

Danilov parashikon muaj edhe më të vështirë për vendin, sepse Moska sipas tij, “do të intensifikojë ofensivën e saj, ndërsa Ukraina ende pret mbrërritjen e armatimeve moderne të premtuara së fundi nga aleatët”.

Si për dëshmuar se këto pretendime nuk janë edhe aq të pabaza, forcat ruse nisën sot një ofensivë të shumëfishtë në Donjeck dhe Luhansk. Bombardime të rënda ka pasur po kështu edhe në veri të vendit.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon ta quajë atë një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës. Si rezultat i konfliktit kanë humbur jetën me mijëra vetë, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të fundit

Ekzekutoi mikun e tij për një orë ‘Rolex’, Gjykata dënon me burg përjetë Kristi Cenajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm dënon me burg përjetë Kristian Cenaj. Kristin Cenaj u dënua për veprën penale...

PAMJET/ Stuhi me reshje të dendura shiu e breshri në Belsh, përmbyten rrugët!

Pas orës 14:00 të së premtes, zona e Belshit dhe e Dumresë u përfshi nga një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu...

Blushi denoncon: Ilir Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohet takimi me fëmijët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dënoncuar ditën e sotme se autoritetet kanë shkelur ligjin, duke mos lejuar Presidentin e...

Dita e tretë e rinumërimit për Tiranën, hapen 261 kuti! PD humb 138 vota

Ka hyrë në ditën e tretë procesi i rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Për sot, procesi nisi në...

Vlorë/ Nuk i dha fëmijës mjekimin e duhur, babai denoncon mjeken pediatre

Vlora-Policia e Vlorës ka nisur hetimin për një mjeke pediatre, pasi nuk i ka dhënë mjekimin e duhur një fëmije. Denoncimi është bërë nga babi i fëmijës,...

Lajme të tjera

Web TV