Çfarë shkoi keq në 2022? Ministria së Financave: Probleme me kontrollin e koncesioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në programin e reformave ekonomike për vitet 2023-2025, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë një vlerësim çfarë shkoi keq me financat e vendit dhe cilat do të jenë drejtimet për tu fokusuar në të ardhmen.

Kështu, Ministria e Financave pranon se ka probleme me menaxhimin dhe kontrollin e PPP-ve. Në draftin e hedhur për konsultim publik pranohet se bashkimi i Ministrive të Ekonomisë dhe Financave në një vend ka sjellë probleme të koordinimit me menaxhimin e PPP-ve, ndërsa një tjetër aspekt për të vënë më shumë theksin është mungesa e kritereve të qarta në lidhje me përzgjedhjen dhe përfshirjen e projekteve të propozuara

Ministria kërkon që për investimet publike dhe me vlerë mbi 10 miliardë lekë, të ndryshojnë rregullat. Tashmë në studimin e fizibilitetit të projekteve të mëdha duhet të përfshihet dhe analiza kosto-përfitim, ndërsa do të miratohet dhe një listë unike me projektet me rëndësi kombëtare. Ndër të tjera janë një sërë reformash që Ministria e Financave vendos si prioritet për ekonominë shqiptare. E para është punësimi i të rinjve, që nuk janë as në arsim. Kështu ka filluar krijimi i një Garancie Rinore që do mbështesë grupmoshat nga 15 – 29 vjeç për tu integruar në treg pune.

Kjo do konsistojë edhe në fuqizimin e institucioneve si AFP(Agjencia e Formimit Profesional) dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit. Një prioritet tjetër është rritja e mburojës ekonomike për popullsinë në rrezik varfërie, duke rritur fondet e alokuara për pensionistët dhe grupet e tjera në nevojë.

Më pas Ministria e Financave në strategjinë e saj zotohet të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe klimës së investimeve duke rritur mbështetjen e qeverisë dhe duke trajtuar informalitetin.

Më tej një tjetër pikë kyçe është zhvillimi i infrastrukturës broadband (rrjetit të gjerë) për ekonominë digjitale, e cila synon të dërgojë në çdo pikë të Shqipërisë internet të shpejtë dhe të aksesueshëm në çdo kohë.

Lexo edhe :  Berisha 'kërcënon' Ramën: I caktoi vetes pension 4 mln lekë, e garantoj se s'do i gëzojë!

Projekti për zhvillimin e broadband do të nis në Veri dhe në Jug duke përfshirë këtu zonat rurale dhe të largëta si dhe në zonat turistike. Në dokumentin strategjik përmendet edhe mbështetja për start-upet, liberalizimi ne tregut të energjisë dhe integrimin e mëtejshëm ekonomik, në hapësirën e Open Balkan dhe më gjerë në tregun e BE-së.

Të fundit

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe...

Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas kritiklave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu që sipas kreut të...

Grabitet diamanti me vlerë 25 mln dollarë në Dubai

Një nga diamantet më të rralla dhe më të vlefshme në botë, me peshë 21.25 karat, ishte në qendër të një grabitjeje kinematografike në...

Lajmi i fundit: Hungaria kërcënon Kievin zyrtar

Përveç luftës me Rusinë, Ukraina tashmë do duhet të përballet me një tjetër shqetësim që vjen nga Hungaria. Tensionet midis dy vendeve u përshkallëzuan pasi...

Klubi nga Arabia Saudite ofron 30 mln euro për yllin e Milanit

Pasi mori përgjigje ngeative nga Juventus për Manuel Locatelli, Ah-Ahli është hedhur në “sulm” për mesfushorin e Milanit, Youssouf Fofana, sipas asaj që raporton...

Lajme të tjera

Web TV