Porti “Marina&Jahtet e Durrësit”,Rama: Shqiptarët do e gëzojnë të parët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se projekti “Marina&Jahtet e Durrësit” nga sot do të nisë punën për tu jetëzuar. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për nisjen e punës, ku ishte i pranishëm edhe vetë investitori arab, Mohammed Alabbar, Rama tha se ‘Durrës Marina’ do të jetë një lokomotivë në ekonominë shqiptare.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Të ecim përpara, ka qenë projekt i vështirë. Me firmosjen e kontratës, ky proces përfundon dhe nis procesi i çeljes së kantierit, i fillimit të punës dhe hapjes së një fronti të ri punësimi. Dua të ndalem në pak minuta, pasi të tjerat janë thënë e stërthënë. Durrës Marina hyn në ekonominë shqiptare si lokomotivë, si një konkurrent në tregun ndërkombëtar. Do të ofrojë shërbime të një cilësie të padiskutueshme, profile pune të mirëpaguara për shumëkënd dhe nuk do të ketë më asnjë arsye për dikë që do të punojë që ta shikojë të ardhmen jashtë vendit. Durrës Marina do të sjellë njerëz nga Durrësi dhe jo vetëm për të punuar këtu në Shqipëri. Për natyrën e këtij investimi është pozicioni në radhën kryesore të konkurrentëve në Mesdhe. Durrës Marina duhet të bëjë realitet këto që ne i dimë nga këto konkluzicione logjike të një investimi, më i madhi në rajon. Thonin shikoni ç’bëhet në Maqedoni, shikoni ç’bëhet në Malin e Zi. Ky investim është një themel i ri për Shqipërinë turistike, Shqipërinë e të nesërmes. Një vend që krijon besim dhe shfaq potencial. Investim i qendrushem në raport me mjedisin. Pak është folur për transformimin e vijës bregdetare në plazhin më të madh. Parametrat mjedisore do të transformohen. Një investim që do e gëzojnë shqiptarët të parët. Pasi do të krenohen më shumë se të gjithë.

Të fundit

Stuhitë godasin veriperëndimin e Italisë, moti i keq krijon kaos në disa zona (VIDEO)

Rajoni veriperëndimor italian i Piemonte është sot në alarm të kuq, pasi një valë moti ekstrem vazhdon të godasë...

VIDEO/ Pamje dramatike, qëndron i varur në helikopter pasi piloti nuk e lejoi në bord

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kenia, ku një burrë është kapur pas një helikopteri ndërsa ky po ngrihej nga një dasmë, duke rrezikuar...

“Nga USA zgjodhëm PD-në. Fitore!”/ Topalli publikon foton e votuesit nga diaspora

Drejtuesja politike e PD për Diasporën Jozefina Topalli ka postuar në rrjetet sociale foton e një shqiptari i cili jeton jashtë vendit, të cilit...

Zuckerberg: Snapchat do ishte rritur më shumë nëse do ta pranonte ofertën time të blerjes

CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se Snapchat do të ishte rritur më shpejt nëse do të pranonte ofertën e kompanisë së tij për...

CNN: SHBA synon mbylljen e afro 30 ambasadave dhe konsullatave

Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton plane për të mbyllur gati 30 ambasada dhe konsullata amerikane në mbarë botën, si pjesë e një...

Lajme të tjera

Web TV