“Investimi më i madh në histori”/ Balluku: Durrësi do të bëhet me 2 porte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në nënshkrimin e marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” ka qenë e pranishme dhe Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën Belina Balluku.

Gjatë fjalës së saj, Balluku është shprehur se Durrësi do të bëhet me 2 porte, atë Turistik të Marinës dhe atë Tregtar të Porto Romanos.

Balluku po ashtu ka thënë se më datë 1 Shkurt do të bëhet prezantimi i detajuar inxhinierik për të gjitha kompanitë e interesuara ndërkombëtare për këtë port.

Belinda Balluku: Nuk ka qenë e lehtë që të negocionim. Sot, përvec një projekti të rëndësishëm kemi dhe një grup shumë të përgatitur për projekte të reja. Besoj dhe e vlerësoj se ia kemi dalë më së miri se realizimi i projektit do të thotë se kemi bërë zgjedhjen e duhur.

Në Durrës janë kalatat, baseni dhe do t’i kthehet në përdorim qytetarëve. Durrësi do të kthehet në një zonë rekreative. Qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë do të kenë akses në vijën bregdetare. Ky zhvillim ridimensionon që të kemi mundësinë të bëjmë një reformë të thellë. Durrësi do të bëhet me 2 porte: Porti Turistik i Marinës dhe Porti Tregtar i Porto Romanos.

Në 1 Shkurt do të bëjmë prezantimin e detajuar inxhinierik për të gjitha kompanitë e interesuara ndërkombëtare. Duket që ka një interes të lartë për këtë port sepse do të jetë i lidhur me 2 porte. Kemi marrëveshje të nënshkruara. Ky port do të ketë ndikimi në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Flasim për një port që do të shtrihet në 450 hektarë. Është një port që është studiuar për të qenë i aksesueshëm për të akomoduar anije të tonazhit të lartë, thellësia e portit do të jetë mbi 16 metra. Të gjitha këto zhvillime inxhinierike shoqërohen me një zhvillim të rëndësishëm për të cilën kemi nisur diskutimet me partnerët tonë të NATO-s.

Kjo është një ndërmarrje historike që do të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë Durrësin, do ta kthejnë Durrësin në një pikë reference.

Dua të falënderoj të gjithë grupin që kanë punuar së bashku. Tani nis një fazë më e vështirë, ajo e implementimit do të jetë akoma më shumë e komplikuar. Jam e sigurtë që do të ia dalim për të marrë më të mirën e këtij projekti pëqr të mirën e Shqipërisë.

Të fundit

‘Republika e prokurorëve’, një trillim i të korruptuarve

Nga Preç Zogaj  “Republika e prokurorëve” nuk ka ekzistuar e nuk mund të ekzistojë në një vend demokratik. Nuk e...

Meta uron Ditën Ndërkombëtare të Nënës: Të mbrojmë familjen dhe vlerat e saj më të çmuara

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka ndarë me ndjekësit një video...

Revista gjermane: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin evropian me plazhe magjepsëse

Vera është shumë afër, edhe pse temperaturat në vend po bëhen gjithnjë e më të nxehta, pushimet në Gjermani vështirë se mund të krahasohen...

“Luizit nuk do i flas kurrë”, Efi flet edhe për Oltën: Hoqa dorë nga një program prej saj

E shumëkomentuara Efi Dhedhes, e ftuar në një rubrikë të Beniada Nishanit dhe Argjira Spancës në “E diell”, zbuloi disa detaje, të pathëna më...

Rama ndan momente nga takimi me emigrantët: Videokartolinë kuqezi nga Athina

Një ditë pas takimit me emigrantët në Athinë, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me momentet më të bukura. Në sallën e mbushur...

Lajme të tjera

Web TV