“Jemi në shok” flet babai i pilotit të avionit që u rrëzua në Greqi: Ditën e fundit më..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i nënkolonelit Michael Turoutsikas, njërit nga pilotët e avionit luftarak “Phantom F-4” që u rrëzua dje në detin Jon, është i shkatërruar. Babai i bashkëpilotit heroik të avionit luftarak që ndërroi jetë tha se gjithmonë ka qenë i shqetësuar për sigurinë e djalit.

I shkatërruar nga vdekja e djalit, ai tha se familjarët janë në shok dhe nuk e besojnë ende atë që ka ndodhur.

“Familja është në gjendje shoku. Nëna e tij nuk komunikon me asnjë. Vëllezërit e tij janë në shok. Ata ishin shumë të lidhur”, tha ai.

Babai i togerit 29-vjeçar, tha se ëndrra e tij ishte vetëm atdheu dhe nuk i interesonin as paratë apo asgjë tjetër.

“Djali e donte vërtet punën e tij. Ditën e fundit që e pashë më tha “gjithçka është mirë”, unë i them “kujdes se Erdogan është tradhtar”. Më kishte përsëritur shumë herë se nuk i interesonte nëse do të jetonte apo do të vdiste”, tha i shkatërruar babai i tij teksa fliste për “Action24”.

Të fundit

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

“Berisha është e shkuara”/ Hajdari: Duhet të dorëhiqet, zgjedhjet shënuan regres

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

Lajme të tjera

Web TV