Porti i ri Tregtar në Porto Romano, Balluku: Investim strategjik për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvilloi një takim sot me përfaqësues nga një serë kompanish dhe institucionesh financiare ndërkombëtare, të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano.

Balluku tha se ky është një projekt dhe investim strategjik për vendin dhe rajonin. Sipas ministres porti i ri në Porto Romano, nuk do t’i shërbejë vetëm Shqipërisë, por edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Porti i porti Romanos nuk do t’i shërbeje vetëm Shqipërisë, por në momentet që sot flasim, flasim me dy marrëveshje zyrtare të lidhura mes qeverisë shqiptare, Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës, për ngritjen e dy porteve të thata, respektivisht në Strugë dhe në Prishtinë.

Ne jemi të hapur për marrëveshje me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi nisur prej disa vitesh bashkëpunimin për rrjetin tonë hekurudhor, që do të jetë një instrument mbështetës. Porti i ri i Durrësit në Porto Romano, një investim i ri dhe ambicioz. Porti aktual i Durrësit nuk merr notën kaluese në kushtet që jemi sot. Hekurudha Tiranë-Durrës do të lidhet me korridorin e tetë. Do të ketë një bazë autonome detare që aspirojnë në NATO, kemi bërë prezantimin tonë atje. Numri i shumtë i vizitorëve tregon interesin e lartë për këtë projekt. Është hera e parë që një projekt i tillë po ndahet me kompani të mëdha ndërkombëtare.”, u shpreh Balluku.

Të fundit

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë...

Tiranë, sekuestrohen pasuri mbi 26 milionë € të një 45-vjeçari

Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe Policia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare në lidhje me sekuestrimin e pasurive të 45-vjeçarit Kristjan Koni,...

Merkatoja e futbollit, 8 nga 10 blerjet big u kryen në ishull

Vetëm 3 ditë para mbylljes së merkatos së kësaj vere, disa klube kanë bërë lëvizje gjigante, duke shpenzuar shifra marramendëse. Premier League dominon listën,...

Zyrtare: Futbollisti Arbnor Muja rikthehet në Belgjikë

Sint-Truiden VV ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Arbnor Muja, i cili vjen nga Samsunspor në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerjeje. 27-vjeçari...

Koncert në burgun e Fushë-Krujës! G-Bani këndon për të burgosurit

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur një koncert për të burgosurit në...

Lajme të tjera

Web TV