Xhaxhai vrau gruan e tij dhe vëllain, djali i viktimës: Nuk ishte për xhelozi, ne kemi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë, Xhevit Sinani nga Gramshi vrau me sëpatë bashkëshorten e tij Zeqine Sinani dhe vëllain e tij Shaqir Sinani. Djali i këtij të fundit duke folur për mediat ka deklaruar se ngjarja nuk ka pasur motive xhelozie, duke kërkuar “mos ma njollosni babain tim”. Nusen e xhaxhait ai e përshkroi si një zonjë grua dhe të respektuar.

Ai thotë se nuk e di se cila është arsyeja që xhaxhai e tij ka kryer një akt të tillë pasi ata kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Nuk kemi fjalë, për çdo gjë në shtëpi, gëzim e hidhërim, ishte xhaxhai i pari (autori i vrasjes). Nuk më ka thënë njeri që vuan nga shëndeti mendor. Nuk di nëse kanë pasur probleme në çift mes xhaxhait dhe gruas së tij, ishte zonjë grua, e respektueshme. Nuk kishin probleme. S’kemi dëgjuar gjë.

Ndërkohë i pyetur se si ndodhi ngjarja e rëndë ai tha:

Nuk i bënte dot babait tim drejt për drejt, e ka kapur në befasi. S’kemi informacion sepse nuk ka parë asnjë njeri se çfarë ka ndodhur. Policia ka arritur. Ai ka marrë familjarët “hajdeni lart sepse u kam vrarë mamanë dhe xhaxhain”. Djali i vogël i xhaxhait ka marrë kryeplakun. Ai më pas ka njoftuar policinë. Nuk e besonte njeri që mund të vriste gruan e vet dhe vëllain e vet. Babain tim e njihte një Shqipëri e tërë. Xhaxhai im ishte njeri serioz, me kulturë. Nuk ia merr mendja njeriu që ka bërë një krim të tillë, s’ka shpjegim.

Ne si fëmijë me kushërinjtë, jemi siç kemi qenë. S’kemi pasur probleme dhe s’do kemi, për xhaxhain ta zgjidhi shteti. S’kanë faj ata. Mos ma njollosni babain tim, ai iku, por të mos të iki me njollë. Nuk është punë xhelozie, nuk ishte i asaj rruge. Asnjë nga ne si familje.

Të fundit

Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm

Mediat italiane raportojnë se Milan dhe Juventus po diskutojnë për një shkëmbim të bujshëm mes tyre, që do t’i...

Zv/kryeminstri i Malit të Zi kërcënon Presidentin

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka kërcënuar presidentin Jakov Milatoviç, pasi ky i fundit nuk dekretoi ligjin për tatimin mbi pasurinë e...

“Ma këpute shpirtin”, fjalët e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën teksa ishte në vendin e...

Plagosja te Fresku, i riu vrapon me armë në dorë pas atentatit

Ky është momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut...

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Ndërsa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të përshkallëzohet, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në një postim në Telegram se janë duke punuar për...

Lajme të tjera

Web TV