Ekspertët e zbulojnë: Vetëm 400 gramë fruta perime në ditë largojnë stresin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas ekspertëve mjaftojnë vetëm 400 gramë fruta dhe perime në ditë për të luftuar stresin në mënyrë të shëndetshme.

Vitaminat, mineralet, flavonoidët, karotenoidët largojnë inflamacionin dhe e bëjnë trupin tuaj të ndihet shumë më mirë.

Sipas studimit të kryer nga Universiteti Edith Cowan në Australi mbi stresin të dhënat ishin premtuese për personat që konsumonin fruta dhe perime.

Në studimin ku morën pjesë 8.600 persona të moshave 25-91 vjeç, rezultatet treguan se personat që konsumonin rreth 470 gramë fruta perime në ditë kishin 10% më pak stres se të tjerët.

Sipas ekspertëve çelësi qëndron tek vitaminat, mineralet dhe ushqyesit e tjerë që këto ushqime i përmbajnë natyralisht.

Këto ushqime largojnë inflamacionin dhe veprojnë si antioksidantë  të cilët ulin nivelet e stresit dhe të ankthit.

Episodet mes stresit, ankthit apo sëmundjeve të ndryshme të cilat i shkaktojnë ato vepërojnë negativisht në oprganizëm duke prekur jo vetëm trurin, por edhe zemrën e sistemin imunitar.

Kjo mënyrë e të ushqyerit shëndetshëm është një nga më të mirat për të promovuar jetëgjatësinë dhe shëndetin e të gjithë organizmit tuaj.

Në mënyrë që ta zbatoni sa më shumë këtë gjetje të mjekëve, do t’ju tregojmë se në çfarë korespondojnë në të vërtetë rreth 400 gramë fruta perime në ditë.

Mund të nisni duke konsumuar një frut në mëngjes, një në mesditë dhe 100 gramë perime shoqëruese për vaktin e drekës dhe të darkës.

Një mollë, një banane apo një kuti me fruta pylli zakonisht përmbajnë 150 gramë secila.

Në këtë mënyrë mund të llogarisni edhe perimet për drekën dhe darkën.

Nëse e mbushni pjatën deri në gjysmë me perime do të keni rreth 200 gramë.

Lexo edhe :  Jo ekzotik, jo i shtrenjtë: Ky është fruti më i shëndetshëm në botë, sipas shkencës

Studime të tjera mbi këtë çështje kanë treguar se, nëse keni të paktën 5 porcione frutash apo perimesh në tryezën tuaj çdo ditë, ulni rrezikun e vdekshmërisë dhe prekjes nga sëmundjet e ndryshme.

Të fundit

Kodi i ri/ Juristët: Skandaloz, mund të jetë marrë nga vende si Turqia, ose Rusia!

Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u...

21 janari ishte krim shtetëror! 4 vrasjet me dashje, jo nga plumbat ‘qorr’

JAKIN MARENA - Nuk jemi tamam të qartë se çfarë e detyroi ish kryeministrin demokrat Sali Berisha që më në fund ta pranojë publikisht...

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare, Presidenti i parë postkomunist

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu, një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të Rumanisë – ka vdekur në...

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje!

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në Greqi. Ngjarja...

Uji ka kripë? Reagon Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë: “Shpifje”

Pas denoncimeve online mbi cilësinë e ujit të pijshëm “Lajthiza”, vjen reagimi nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë. Përmes një deklarate për shtyp, Bashkimi i Prodhuesve...

Lajme të tjera

Web TV