“Nga nesër duhet të…”/ Berisha lë porositë për 11 shkurtin: Është koha të sakrifikojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryeministri Sali Berisha u ka dhënë porositë kryetarëve të degëve në Tiranë lidhur me protestën e datës 11 shkurt.

Berisha u shpreh se nga nesër duhet të nisë puna për të ndërgjegjësuar anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike për misionin që ata do të ndërmarrin.

“Duke filluar që nesër ne duhet të nisim punën për të ndërgjegjësuar, vetëdijësuar anëtarët dhe simpatizantët tanë për misionin që marrin. Një revolucion i cili ka si mision kryesor të drejtën e shqiptarëve për votën e lirë. Por shqiptarët kurrë nuk do ta gëzojnë këtë të drejtë pa përmbysur këtë monizëm të bazuar në veprime kriminale dhe anti demokratike.

Ishte një periudhë e vështirë për Partinë Demokratike. Kjo do mbetet në memorie si një nga misionet më të rëndësishme. Ne do të fitojmë sepse kemi idealet. Nuk lëkundemi nga beteja jonë. Duhet një transformim rrënjësor ashtu si duhet të punojmë përditë për 14 Majin. Duhet të shumëfishojmë përpjekjet tona, sakrificat tona. Është koha të sakrifikojmë.

Është koha të japim reston atij që kërkon të na zhdukë ne. Është koha që ky armik të marrë atë që meriton. Shpreh besimin e madh tek ju se në këtë situatë ne së bashku do të arrijmë të ngremë në këmbë Tiranën dhe mbarë Shqipërinë. E keqja nëse nuk ndalet vetëm më e keqe bëhet dhe nuk duhet të ketë asnjë ndjenjë pesimizmi apo dëshpërimi. Por një motivim për të kthyer Shqipërinë në rrugën e demokracisë”, tha Berisha.

Të fundit

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me...

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz,...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Lajme të tjera

Web TV