Skandal në Kopshtin Zoologjik/ Drejtori ther dhitë dhe i gatuan për një festë ‘barbekju’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i një kopshti zoologjik në shtetin e Guerrero, në Meksikën jugore, u shkarkua pas zbulimit të një skandali.

Ai akuzohet për vrasjen dhe gatimin e katër dhive gjatë një darkë festash në dhjetor brenda në kopshtin zoologjik.

Sipas mediave vendase, ”José Nava urdhëroi që dhitë të theren për një festë barbekjuje“,-tha drejtori i Departamentit të Jetës së Egër Fernando Ruiz. “Kjo gjë rrezikoi shëndetin e njerëzve që i hëngrën, sepse këto kafshë nuk ishin të përshtatshme për konsum njerëzor”,-shtoi ai.

Në përgjigje të akuzave, Nava tha se ‘fakti që hëngrëm disa dhi nuk do të thotë se ishin ato të kopshtit zoologjik. Kjo është krejtësisht e gënjeshtërt.’

Një hetim nga Ministria e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore dhe Departamenti i Jetës së Egër në Guerrero zbuloi se kafshët shiteshin ose tregtoheshin pa leje nga drejtori i Zoochilpan Zoo.

Meksika ka pasur prej kohësh probleme me qytetarët që blejnë ilegalisht kafshë ekzotike. Për vite të tëra, trafikantët e drogës në Meksikë janë të njohur për ndërtimin e shtëpive private të luanëve, tigrave dhe kafshëve të tjera të egra.

 

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV