G-7, Evropa arrijnë marrëveshje për kufirin e çmimit të naftës ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të premten se vendet e industrializuara të Grupit të Shtatëshes po vendosin një çmim tavan për produktet e rafinuara të naftës ruse, si pjesë e një koalicioni që përfshin Australinë dhe një marrëveshje tentativë me Bashkimin Europian.

Çmimi tavan pason kufijtë e ngjashëm të çmimeve të vendosura për eksportet ruse të naftës, me synimin për të reduktuar burimet financiare që Presidenti rus Vladimir Putin ka për të zhvilluar luftën gati njëvjeçare në Ukrainë.

“Marrëveshja e sotme bazohet në kufirin e çmimit për eksportet e naftës së papërpunuar ruse që kemi vendosur në dhjetor dhe ndihmon në avancimin e synimeve tona për të kufizuar gjeneruesin kryesor të të ardhurave të Rusisë në financimin e luftës së saj të paligjshme duke promovuar tregje të qëndrueshme globale të energjisë”, tha në një deklaratë zonja Yellen.

Të premten, qeveritë e BE-së ranë dakord paraprakisht të vendosin një çmim tavan prej 100 dollarësh për fuçi për naftën ruse që do të përkojë me një embargo të BE-së për karburantin. Diplomatët që përfaqësojnë 27 qeveritë e BE-së vendosën kufirin për karburantin e naftës, karburantin e avionëve dhe benzinën përpara hyrjes në fuqi zbatimi i tij të dielën. Çmimi tavan synon të zvogëlojë të ardhurat e Rusisë duke lejuar naftën e saj të tregëtohet në vendet joperëndimore për të shmangur një mungesë globale që do të rriste çmimet dhe inflacionin.

Hollësitë rreth kufirit u dhanë në një deklaratë të G7-ës dhe diplomatëve nga tre vende të ndryshme anëtare të BE-së, të cilët ranë dakord të diskutonin kufirin në kushte anonimiteti.

Kufiri prej 100 dollarësh për fuçi zbatohet për benzinën ruse dhe karburantet e tjera që shiten më shumë se nafta e papërpunuar e përdorur për prodhimin e tyre. Zyrtarët ranë dakord për një kufi prej 45 dollarësh për fuçi për produktet ruse të naftës që shiten më pak se çmimi i naftës së papërpunuar.

Lexo edhe :  I njohur si “Peleja palestinez”, ish-sulmuesi i kombëtares vritet nga izraelitët

Marrëveshja vjen pas një marrëveshjeje të ngjashme të G7-ës për të kufizuar çmimin e naftës së papërpunuar ruse në 60 dollarë për fuçi.

Rusia ka thënë se nuk do t’u shesë vendeve që i binden kufirit të naftës, por për shkak se nafta e saj shitet për më pak se 60 dollarë për fuçi, ajo ka vazhduar të shes në tregun global. Kufiri i çmimeve inkurajon klientët joperëndimorë që nuk e kanë ndaluar naftën ruse të kërkojnë zbritje, ndërkohë që evazioni i plotë – edhe pse i mundshëm – mbart kosto shtesë.

Ambasadorët e 27 vendeve të BE-së parashtruan vendimin dhe qeveritë kanë kohë deri të shtunën herët për të reaguar me një kundërshtim me shkrim. Nuk pritet asnjë ndryshim në marrëveshje.

Nëse kufiri i çmimit funksionon siç duhet dhe nafta ruse vazhdon të shitet, çmimet e karburantit nuk duhet të rriten në qiell, thonë analistët. Evropa mund të marrë furnizime alternative me naftë nga SHBA, India dhe Lindja e Mesme, ndërsa Rusia mund të kërkojë klientë të rinj jashtë Evropës.

Megjithatë, ndikimi i kufirit do të jetë i paparashikueshëm pasi transportuesit ridrejtojnë rrjedhat e karburantit drejt destinacioneve të reja dhe udhëtimet më të gjata detare mund të dëmtojnë kapacitetin e cisternave.

Shitjet e naftës janë shtylla kryesore e buxhetit të Rusisë, por qeveritë evropiane hezituan më parë të ndërpresin blerjet e tyre, sepse ekonomia ishte shumë e varur nga gazi natyror rus, nafta dhe bezina. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kjo ka ndryshuar./VOA

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV