VIDEO/ Sherr masiv në NBA, grushte dhe shkelma në ndeshjen Minnesota-Orlando Magic

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr masiv me 5 të përjashtuar karakterizoi ndeshjen e NBA-së mes Minnesota e Orlando (fituan miqtë 120-127). Protagonist i incidentit ishte Mo Bamba i Orlando, që u çua nga stoli dhe goditi Austin Rivers të Minnesota, që po kalonte para tij. Nga ai moment, nisi një sherr masiv me grushte e shkelma, që përfshiu edhe shumë basketbollistë të tjerë.

Lojtarët në fushë, ata të stolit e stafet përkatëse u përfshinë në këtë sherr për të ndalur dy protagonistët, ndërkohë që ndërhynë edhe forcat e sikgurisë. Gjyqtarët përjashtuan 5 vetë, ku përveç dy sherrxhinjve dolën nga fusha edhe Jalen Suggs (Orlando) e Taurean prince e Jaden McDaniles (Minnesota).

Para incidentit në fushë nuk kishte patur asnjë sinjal tensioni mes dy basketbollistëve apo personave të tjerë. “Nuk e kuptova se përse e bëri këtë veprim. Ai u përpoq të më qëllojë më grusht, por e evitova. Në atë moment mendova se si të mbrohem”, tha Rivers.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV