Moti i keq, lundrimi në Vlorë mbetet i pezulluar prej dy ditësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të motit të keq vijon të mbetet i pezulluar lundrimi në Portin e Vlorës. Prej ditës së djeshme është pezulluar trageti i linjës Vlorë-Brindisi, ndërsa po ky traget nuk do të mund të lundrojë as ditën e sotme.

Pezullimi do të vijojë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike që pritet vetëm pasditen e të hënës. Megjithatë situata mbetet në monitorim edhe për shkak të temperaturave të ulëta. Gjithashtu edhe për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës. Deri më tani veç lundrimit në Vlorë nuk ka probleme te tjera ndërsa edhe në Llogara qarkullimi vijon normalisht.

Ndërkohë në Durrës, trageti Durrës-Ankona pritet të niset ditën e sotme në orën 19:00. Një ditë më parë u anulua Ankona-Durrës, por trageti mbërriti mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Sipas kapitenarisë së Portit të Durrësit tragetet për në Bari është parashikuar që të nisen sonte për lundrim. Anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat janë të ankoruara në port.

Të fundit

Komentuesi i tërheq vërejtje për veshjen/Rama: Po ça të duhet ty! S’po dal sot me pizhama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot rubrikën “Sy m’Sy”, ku dy herë në javë ka një bashkëbisedim me...

Numri ‘ideal’ i fëmijëve që ndihmon gratë të ruajnë shëndetin mendor

Një studim i fundit pohon se ekziston një numër ‘ideal’ i fëmijëve se sa duhet të ketë një grua që të ruajë njëkohësisht dhe...

Vlorë/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit, shkak moti i keq

Për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit. “Në bazë të parashikimit për...

Ushqimet dhe pijet kanë shije të ndryshme në aeroplan dhe ka një arsye

Ushqimi në aeroplan shpesh merr një shije të keqe. Siç rezulton, nuk është tërësisht faji i linjave ajrore që ushqimi ka shije të ndryshme dhe...

A po e shkatërron Trump dollarin?

Presidenti amerikan Trump po shkakton një shitje të dollarit me politikën e tij të paparashikueshme tarifore - a po afrohet fundi i monedhës rezervë...

Lajme të tjera

Web TV