“Jep dorëheqjen”/ Të rinjtë e FRPD protestë pranë banesës së Ramës në Surrel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup të rinjsh, anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë organizuar një protestë ditën e sotme në Surrel, pranë banesës së kryeministrit Edi Rama.

Në thirrjet e tyre, kërkohej dorëheqja e tij nga   kryeministrit, duke e akuzuar si të përfshirë në korruptimin e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

“Faktet dolën, jep dorëheqjen”- shkruhet në njërën prej pankartave që protestuesit mbanin në duar së bashku me disa foto ku shfaqet kryeministri Edi Rama dhe ish shefi i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

Ata kanë bërë thirrje që qytetarët t’u bashkohen në protestën e 11 shkurtit të njoftuar nga ish kryeministri Sali Berisha ku do të kërkohet dorëheqja e Ramës.

“Jemi këtu për t’i kthyer vizitën kryeministrit Edi Rama. Ai ka futur duart në xhepat e qytetarëve dhe ka hyrë brenda shtëpive tona. Ka tentuar të asgjësojë të gjithë zërat kundër tij për të mbajtur pushtetin e një autokrati. ne jemi këtu dhe këtu do qëndrojmë çdo ditë. Një pikënisje dhe një thirrje për qytetarët që të na bashkohen më 11 shkurt. Ne jemi këtu, qytetarët shqiptarë janë këtu. Do jemi në mbështetje të çdo kauze qytetare. Ne mendojmë se Rama nuk meriton më të jetë në postin e kryeministrit. Ai ka tentuar asgjësimin e opozitës shqiptare. Ne nuk e duam më kryeministër”- u shpreh njëri prej të rinjve.

 

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV