Akuzat ndaj Manchester Cityt, ja dokumentet e zbuluara nga investigimi i “Football Leaks”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithçka nisi në muajin dhjetor 2018. Siç ka shpjeguar në deklaratën e saj Premier League, hetimi për Manchester City-n nisi në atë kohë… por shkon praktikisht në të gjithë dekadën e mëparshme. Shkak për nisjen e hetimeve u bënë zbulimet e “Football Leaks”, që tronditën botën e futbollit.

Në nëntor 20218, për një javë gazeta gjermane “De Spiegel” shkroi se aksionari dhe pronari i Manchester City-t, Sheikh Mansour (një anëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabi dhe gjithashtu zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe) kishte rritur fshehurazi të ardhurat e klubit anglez përmes “marrëveshjeve të fryra” me sponsorët e Emirateve. Siç shpjegoi “Der Spiegel”, të gjithë sponsorët kishin një lidhje të ngushtë me qeverinë e Emirateve.

Përveç kësaj, këtë prill, “Der Spiegel” publikoi se “kompania që qëndron pas Manchester City duket se ka shkelur rregullat duke paguar miliona për agjentët e lojtarëve dhe gjithashtu duke orkestruar një marrëveshje të fshehtë trekëndore për të nënshkruar një lojtar nën moshë.”

Siç raportohet nga “The Athletic”, në një analizën e publikuar tani, ideja e Mansour ishte që “Manchester City të shpenzonte pa kufi dhe të tejkalojë kufirin e UEFA-s për humbjet e lejuara midis 2012 dhe 2016″.

Përveç sponsorizimeve, u fshehën edhe shpenzimet, si paga e trajnerit të atëhershëm të klubit, italiani Roberto Mancini, si dhe pagesa e të drejtave të imazhit për futbollistët.

Reagimi i Manchester Cityt ishte i shpejtë në atë kohë. Ata denoncuan se dokumentet ishin marrë “në mënyrë kriminale”. Skuadra e Manchesterit gjithmonë ka mohuar të ketë vepruar në mënyrë të paligjshme dhe “ka deklaruar se sulmet janë pjesë e një përpjekjeje të qëllimshme për të dëmtuar reputacionin e City-t”, detajon “The Athletic”.

Mes dokumenteve të zbuluara nga investigimi gazetaresk i “Football Leaks”, “Der Spiegel” zbuloi se trajneri italian, Roberto Mancini, kishte marrë pagesa nëpërmjet një kontrate pune fiktive si konsulent për klubin Al Jazeera. Kjo kontratë nënkuptonte një të ardhur prej 1.9 milion eurosh, përveç 1.6 milionë që ishte paga bazë trajner i City-t.

Lexo edhe :  Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas 2 raundeve, kampion në peshat e rënda

Por kjo nuk është aspak hera e parë që Manchester City është nën dyshime. Në shkurt 2020, UEFA e sanksionoi klubin me përjashtimin dy vjet nga garat evropiane për shkelje të “Fair Play-t Financiar”, për shkak të parregullsive me të ardhurat nga sponsorizimet. Përveç kësaj, “Cityzens” kanë marrë një gjobë prej 30 milionë eurosh.

Mbikëqyrja Financiare e Klubeve të UEFA-s e shpalli Manchester City-n fajtor për keqinterpretim të llogarive në shumën prej më shumë se 200 milionë stërlinash dhe dështim për të bashkëpunuar me mbikëqyrësit financiarë të futbollit evropian.

Çështja zgjati disa muaj, derisa Gjykata Evropiane e Arbitrazhit vendosi në korrik 2020 të heqë sanksionin dhe të ulë gjobën në më pak se 10 milionë euro, pavarësisht faktit se nëntë klube të Premier League-s, përfshirë emra të tillë si Chelsea, Liverpool, Manchester United, Arsenal dhe Tottenham Hotspur, i kërkuan gjykatës të mos dorëzohej.

“Ky vendim është një fatkeqësi dhe një turp për futbollin”, tha trajneri i atëhershëm i Tottenhamit, Jose Mourinho. “Nuk është mirë për sportin”, shtoi Jürgen Klopp i Liverpool.

Të fundit

Ushtarët qëllojnë për vdekje të paktën shtatë minatorë në Ganë

Të paktën shtatë persona janë vrarë në një përleshje me ushtarë në detyrë në një minierë në rajonin qendror...

Konferenca e Kryetarëve, nuk miratohet kalendari i punimeve parlamentare deri më 7 shkurt

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve nuk pati dakordësi për miratimin e kalendarit të punimeve parlamentare për periudhën 20 janar - 7 shkurt 2025. Kalendari...

Kreu i SPAK, Altin Dumani: Gati strategjia e hetimit të krimit zgjedhor

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët ka deklaruar se do të publikojë strategjinë e hetimit të krimeve...

Problemet e mëdha ekonomike në Gjermani dhe pritjet. Recesioni vazhdon, po pse?

Julian Gamper është nën presion. Ai jo vetëm që punon në kompaninë e tij, por së bashku me vëllain e tij Axel, ai drejton...

Sot betimi i Donald Trump, emigrantët ilegalë në SHBA përgatiten për skenarin më të keq

Emigrantët në SHBA janë përgatitur për dëbime masive që kur Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në nëntor, por raportet se fokusi i tij fillestar...

Lajme të tjera

Web TV