Pasi i dështoi ëndrra për Bashkinë e Tiranës, Kujtim Gjuzi i konservatorëve, nisi një fushatë për “Mbretëreshën” Olta Gixhari në rrjetet sociale.
Ai i bënte thirrje konservatorëve, me të madh e të vogël se duhet të mbështesnin konkurrenten e “Big Brother VIP” pasi ajo ngjante me Helenën e Trojës dhe ishte pro Amerikane.
Por tani që ‘Helena e Trojës’ duket se u rehatua pak, Gjuzi, ish deputeti intelektual i Parlamentit Shqiptar, duket se ka gjetur pak kohë për tu marrë me çështjet minimaliste që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, siç është drejtësia dhe përfshirja e zyrtarëve në skandalin e vjedhjes së miliona eurove nga “Pastruesja”, por edhe inceneratorët.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Gjuzi i bën thirrje prokurorëve të SPAK se në sistemin e IEVP, nuk ka siguri për jetën e të pandehurëve të korrupsionit, ndaj ata duhet të merren në pyetje atje ku ndodhen.