Turqi/ Video tronditëse të personave që po luftojnë për të dalë të gjallë nga rrënojat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Momente të paprecedentë po ndodhin dhe po regjistrohen në Turqi dhe Sirinë veriore pas tërmetit të parë vdekjeprurës prej 7.8 Rihter, por edhe të gjitha pasgoditjeve të mëdha që kanë pasuar që nga orët e para të ditës së djeshme.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 5 mijë njerëz kanë humbur jetën. Tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë këtë të hënë ka shkaktuar panik të qytetarët. Dëshmitë e personave që përjetuan tërmetin tragjik janë rrëqethëse. Një banor i qytetit turk të Gaziantepit tha se nuk kishte përjetuar një fenomen të tillë në 40 vite të jetës së tij.

“Nuk kam ndjerë kurrë diçka të tillë në 40 vite që kam jetuar. Zgjati kaq shumë. Nuk kemi parë kurrë një tërmet të tillë. Pashë pesë ndërtesa që u shembën në 50 metra. Shumë objekte janë shkatërrua.

Unë thjesht doja të shpëtoja djalin tim. ” I thirra djalit tim në dhomën tjetër dhe as ai nuk mund të kuptonte se çfarë po ndodhte.|

Në rrjetet sociale qarkullojnë videot e dy personave të mbetur në rrënoja nga nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Në njërën, shihet një grua duke biseduar me motrën e saj.

“Tavani është pikërisht sipër nesh. Po ashtu edhe tubat. Gjithçka është sipër nesh”, shprehet ajo.

Në një video tjetër, një baba përpiqet të shpërqendrojë djalin e tij që ta shpëtojë. Një kokë fillon të dallohet poshtë tavanit. Fëmija fillon të tundë dorën. “Prit bir. A je mirë? Prisni, do të nxjerrim jashtë.”

Dy fëmijë janë gjetur mes rrënojave në Turqi, ku ekipet e shpëtimit po luftojnë kohën, pasgoditjet dhe motin e keq, pas tërmeteve vdekjeprurëse të orëve të mëparshme.

Lexo edhe :  "Ku i kam fëmijët?" 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Videoja më poshtë tregon një person të bllokuar në rrënojat duke bërtitur për ndihmë.

Në videon më poshtë, një grua filmon veten e bllokuar nën rrënoja.

Të fundit

Kina nis ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë

Kina ka filluar ndërtimin e një prej projekteve më të mëdha energjetike në historinë e saj: një hidrocentral monumental...

Mosmirënjohësit dhe fati i tyre: Kur drejtësia nuk ka nevojë për hakmarrje

Nga Fejzo Subashi Një reflektim mbi plagët që sjell mosmirënjohja dhe heshtja që zgjedh njeriu i drejtë përballë saj. Ka njerëz që gjithë jetën e tyre...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Lajme të tjera

Web TV