E konsiderojnë si xhevahiri i futbollit, Sheikët gati ofertën astronomike për Man. United

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Investitorët nga Katari po planifikojnë të bëjnë një ofertë të jashtëzakonshme për blerjen e Manchester United dhe duan t’i japin trajnerit Erik ten Hag mbështetjen financiare për ta çuar klubin përsëri në krye të futbollit botëror, raporton Sportsmail.

Burimet kanë bërë të ditur se një grup individësh, me pasuri të lartë, me bazë në shtetin e pasur me naftë, të nxitur nga organizimi i Kampionatit Botëror nga Katari, i kanë vënë sytë një klubi që ata e shohin si ‘xhevahiri i futbollit’.

Ata do të bëjnë një ofertë për United në ditët në vijim, përpara afatit të mesit të shkurtit të vendosur nga Glazers, dhe janë të bindur se oferta e tyre do ta mposhtë konkurrencën.

Pronarët e United po kërkojnë më shumë se 6 miliardë euro për klubin, dhe ekziston mundësia e një faturë tjetër të madhe për të rizhvilluar Old Traffordin, ose për të rrëzuar vendin ikonik dhe për të ndërtuar një objekt të ri më të avancuar. Një projekt i tillë mund të kushtojë më shumë se 2 miliardë euro, por kjo nuk do të ishte problem për grupin e Katarit.

Angazhimi i tifozëve është në qendër të ofertës së tyre dhe ata mund të kërkojnë pikëpamjet e mbështetësve për të ardhmen e stadiumit.

Një pengesë e mundshme është pronësia e Paris Saint-Germain nga Katar Sports Investments. Një vend nuk mund të zotërojë dy klube në të njëjtën garë – dhe United me PSG mund të takohen në Evropë.

Oferta për United do të vinte nga investitorë të veçantë nga Katari. Nuk ka asnjë interesim për të marrë aksione të pjesshme, me vetëm një blerje të plotë si opsion i mundshëm.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV