1.5 mld euro investime të huaja/ Kryesojnë blerja e apartamenteve dhe industria e …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritjen e udhëhoqi investimi në vlera rekord në sektorin e pasurive të paluajtshme. Banka e Shqipërisë raporton se erdhën 325 milion euro për blerje shtëpie nga të huajt, më shumë se në çdo sektor tjetër.

Ndërkohë vendin e dytë për investimet e huaja e mban industria nxjerrëse, me kërkimet për naftë që vazhdojnë në vendin tonë, ndjekur më pas nga aktivitetet financiare dhe të sigurimit. Këto janë kryesisht para që bankat sjellin në vend për të plotësuar kërkesat e kapitalit rregullator nga Banka e Shqipërisë.

Pesëshen e parë e mbyllin sektori i energjisë elektrike dhe tregtia me shumicë dhe pakicë. Ndërkohë bujqësia, një nga sektorët më të rëndësishëm në vend theu “mallkimin” dhe njohu 1 milion euro investime të huaja gjatë këtij viti.

Sa i përket shteteve nga erdhën këto investimet, në pesëshen e parë qëndron Holanda, Italia, Turqia, Austria, Kosova dhe SHBA. Për herë të parë në 30 vite amerikanët arrijnë të jenë pjesë e pesëshes së parë.

Ndërkohë Turqia pati rritjen më të fortë në vlerë gjatë 2023-it me 121 milion euro më shumë të investuar në vend, ndërsa tkurrjen më të fortë e patën investimet nga Gjermania me 32 milion euro më pak./ O.S

Të fundit

“Je si plakat e këqija”, plas keq mes Orit dhe Arbrit në BBV: Nuk të konkurroj dot

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme të Big Brother VIP 3 në Top Channel, ka pasur edhe debate mes...

Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, policia ‘blindon’ zonën

Ekspertë të grupit hetimor kanë rrethuar banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Tonin Sterkaj, ku rreth...

“Jam gladiatore me taka”/Kryemadhi paralajmëron largimin nga politika:Prioritet fëmijët..

Monika Kryemadhi ka paralajmëruar tërheqjen nga politika gjatë një komunikimi për mediat pra nisjes së Konventës Kombëtare. Ajo u shpreh se në këto 30 vite...

Britney Spears i jep fund betejës ligjore me të atin

Britney Spears ka mbyllur zyrtarisht betejën ligjore me të atin Jamie Spears. “Ka qenë nder dhe privilegj të mbrojmë Britney Spears. Ajo do jetë një...

Mashtrimet me transferta bankare, si t’i njohim dhe shmangim

Në epokën e sotme dixhitale, aplikacionet banking dhe pagesat online janë pjesë integrale e përditshmërisë sonë. Ndërsa këto aplikacione ofrojnë komoditet, lehtësi dhe efikasitet,...

Lajme të tjera

Web TV