Pjesa më e madhe e territorit me temperatura nën zero, ja parashikimi i motit për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëri

Prej disa ditësh, i gjithë vendi ynë ndodhet nën ndikimin e të ftohtit Siberian, duke bërë që moti i kthjellët dhe i ftohtë të jetë dominant, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në ultësirën perëndimore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të pakta në të gjithë zonën verilindore dhe juglindore, por nuk priten reshje. Mbetet problematike situata e ngricave në të gjithë vendin pasi temperaturat e ajrit janë disa gradë nën zero në mbi 95 % të territorit të vendit.

Temperaturat e ajrit mbeten të ulëta në mëngjes, por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Vlerat e ulëta barike do të sjellin në republikën e Kosovë dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24 orëshit, ku kthjellimet do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Kosovës. Përjashtuar zonat veriore dhe verilindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas here vranësira të pakta. Temperaturat e ajrit do të jenë shumë të ulëta duke bërë qe dita e mërkurë të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave.

Maqedonia e Veriut

Po ashtu, territori i Mqedonise deri në orët e mesditës do të jetë nën ndikimin e moti të kthjellët në pothuajse gjithë vendin, por pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta vranësirash kryesishtë në zonat Lindore. Ndërsa; ngricat si pasojë e temperaturave të ulëta do të vijojnë përgjatë gjithë 24-orëshit. Në Maqedoni problematike do të paraqitet edhe paramerti i erës ku herë pas here do të ketë shpejtësi të lartë.

Lexo edhe :  Tërmet i fortë ‘shkund’ bregdetin jugor, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në jugperëndim të Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të kushtëzoje në këto rajone mot me vranësira dhe reshje shiu e dëbore.

Në Portugali dhe Spanjë priten edhe stuhi të fuqishme ere. Po ashtu, brigjet e Turqisë dhe pjesërish të Greqisë do të dominohen nga reshje të dendura shiu e dëbore.

Ndersa moti i kthjellët ,por i ftohtë do të mbizotërojë në gadishullin Skandinav si edhe gadishullin e Ballkanit ku priten temperatura ekstremisht të ulëta në Ballkanin verior.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV