Sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj ngelet pa skuadër, ekipi anglez i ndërpret kontratën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rey Manaj është një lojtar i lirë. Klubi i Watford konfirmoi këtë të mërkurë se ka ndërprerë me marrëveshje konsensuale marrëveshjen me sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, në një komunikatë ku publikoi listën e futbollistëve të federuar për pjesën e mbetur të sezonit.

Sulmuesi shqiptar që u transferua tek Watfordi në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez, në korrikun e 2022 dhe që atëherë ka regjistruar 7 prezenca me Watford, duke shënuar dhe një gol, ndërkohë që shumica e kohës së përshkuar në “Vicarage Road”, stadiumin e klubit që militon në Championship, u kushtëzua nga dëmtimet.

Manaj në këtë mënyrë del futbollist i lirë dhe në bazë të rregullave ndërkombëtare mund të firmosë me çdo skuadër që ka ende vende të lira në listat e tyre të federimeve, pavarësisht përfundimit të afatit të merkatos dimërore.

25-vjeçari nga Lushnja, që në të kaluarën ka qenë pjesë e Interit apo edhe e Barcelonës B, tani i duhet të gjejë sa më shpejt një skuadër të re për të qëndruar në aktivitet, duke mos kompromentuar të ardhmen e pa dyshim edhe angazhimin e tij me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Deri para pak ditësh, Manaj ishte në qendër të zërave të merkatos, pasi përforcimet e trajnerit Slaven Bilic në sulm me Henrique Araujo dhe Britt Assombalonga, që u shtoheshin lojtarëve si Joao pedro e Keinan Devis, lanë të kuptohej se për shqiptarin do të ishte e vështirë të gjente minuta.

Mediat ndërkombëtare cituan interesin e disa klubeve nga Italia, Spanja e Turqia, por një transferim nuk u realizua deri në skadimin e afatit të merkatos në këto kampionate.

Të fundit

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiçit në...

Lajme të tjera

Web TV