Tentuan ti shisnin mina me telekomandë një grupi kriminal, 2 të arrestuar në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të rinj janë arrestuar në qytetin e Vlorës pasi tentuan të shisnin mina me telekomandë për llogari të një grupi kriminal.

Policia thekson se gjatë aksionit janë sekuestruar 3 mina të montuara me lëndë eksplozive, të cilat ishin lidhura me një aparat celular për ta komanduar në distancë.

Sipas hetimeve, dyshohet se të rinjtë ishin gati t’i shisnin ato kundrejt shumës prej 10 mijë euro.

Njoftimi i Policisë: 

DVP Vlorë/Hetimi proaktiv i Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, parandalon ngjarje të mundshme kriminale. Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Knockout”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të minave me telekomandë, që ka si synim krimet kundër personit dhe pronës.

Tentuan të shisnin mina me telekomandë, për llogari të një grupi kriminal, kundrejt çmimit 10 000 euro, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, në qytetin e Vlorës. Sekuestrohen 3 mina të montuara me lëndë të dyshuar eksplozive plastike C4, të lidhura me aparat celular, për t’u komanduar në distancë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Himarë, si rezultat i një hetimi disajavor me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të minave me telekomandë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Knockout”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. U., 31 vjeç dhe A. Q., 21 vjeç, të dy lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Pas lokalizimit dhe prangosjes së këtyre shtetasve, në një lokal, në lagjen “28 Nëntori”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, i gjetën 3 mina me telekomandë, të montuara me lëndë të dyshuar eksplozive plastike C4, të lidhura me aparat celular, për t’u komanduar në distancë.

Lexo edhe :  Aksident tek Ura e Tabakëve, makina përfundon në korsinë e biçikletave anës Lanës

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do t’i shisin minat, për llogari të një grupi kriminal, kundrejt çmimit 10 000 euro. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshm

Të fundit

Sekuestrohen pasuri në vlerë 2 milionë euro në dyshimin për pastrim parash

Autoritetet kosovare kanë sekuestruar pasuri me vlerë prej mbi 2 milionë eurosh, nën dyshimet për shpëlarje parash, ka bërë...

Adam Sandler i dërgon çdo vit lule Jennifer Aniston për Ditën e Nënës

Çdo vit, në Ditën e Nënës, Jennifer Aniston merr një buqetë me lule. Ia dërgon Adam Sandler. Të dy aktorët kanë ndarë shpesh të...

Goditje për Berishën/ Tre qarqet ku diferenca në vota është “dramatike”

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është "dramatik" për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe...

Çfarë është opozita që nuk u dashka të kritikohet? Lopë e shenjtë indiane?!

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani. “Ore, po kur humb zgjedhjet...

Numërimi në Shkodër/ PD-ASHM kryeson me rreth 2 mijë vota ndaj PS! PSD forcë e tretë

Në qarkun e Shkodrës janë numëruar 129 kuti nga 405 që janë në total, ku sipas rezultateve kryeson Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për...

Lajme të tjera

Web TV