Qëllohen me armë dhe mbahen peng gazetarët e “Fiks Fare”/ Reagon menjëhere AMA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve të Fiks Fares, të cilët ishin duke xhiruar pamjet nga gërryerja e paligjshme që po ndodhte në lumin Zezë të Niklës, në qarkun e Durrësit.

Përmes një reagimi zyrtar, AMA dënon ushtrimin e dhunës fizike dhe verbale të reporteres dhe kameramanit.

Sipas tyre, ngjarja e cila ndodhi në një pronë publike buzë lumit, ishte akt i papranueshëm dhe goditës për lirinë e fjalës.

AMA kërkon hetimin e detajizuar të këtij rasti si dhe nxit autoritetet ligjzbatuese që të zbardhin plotësisht dhe sa më parë rrethanat e ngjarjes, si dhe kërkon që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

Njoftimi i plotë:

“Pamjet e transmetuara të mërkurën në mbrëmje (08.02.2023), në emisionin investigativ “Fiks Fare” në televizionin Top Channel, janë shumë shqetësuese për lirinë e ushtrimit të profesionit nga një grup xhirimi që hetonte një rast paligjshmërie në afërsi të Niklës në qarkun e Durrësit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA dënon ashpër ushtrimin e dhunës verbale dhe fizike që shkoi deri dhe përdorimin e armës së zjarrit për frikësimin e reporteres dhe kameramanit, si akte të papranueshme dhe goditëse për lirinë e fjalës. Aq më tepër që ngjarja ndodhi në një pronë publike, buzë lumit, ku një grup personash kryenin aktivitet të paligjshëm me pretendimin se ishin në “pronën” e tyre.

AMA pret me padurim hetimin e detajizuar të këtij rasti të rëndë, duke nxitur autoritetet ligjzbatuese që të zbardhin plotësisht dhe sa më parë rrethanat e ngjarjes, si dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë”-thuhet në reagimin e AMA-s.

Rasti i rëndë u bë publik mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ të Top Channel, ‘Fiks Fare’. Pasi u faktua nga media gërryerja e paligjshme e lumit dhe marrja e materialeve inerte në lumin Zezë në Nikël të Krujës, gazetarët janë përballur me persona me armë të cilët qëllonin drejt dronit.

Të fundit

Aleanca e pazakontë e Berishës me Elvis Roshin

Nga Ylli Pata Sali Berisha dhe PD ju përgjigj yllit pesëcepësh të Edi Ramës në hapjen e fushatës me njerëzit që...

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për një të plagosur

Një plagosje raportohet se ka ndodhur te “diga e liqenit” në Tiranë. Sipas raportimeve të para dyshohet dyshohet se ka të plagosur me armë zjarri./ ...

Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Arsyeja ime për të qëndruar e drejtë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, i ka bërë një dedikim të ndjerë vajzës së saj Ajka, e cila erdhi në jetë nga martesa e këngëtares me...

Tronditëse/ Ra nga kati i 11-të i pallatit, vdes në mënyrë tragjike futbollisti i njohur

Sulmuesi gabonez Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 28-vjeçare, pasi u rrëzua nga ballkoni i banesës së tij në katin...

LaCivita është Lulzim Basha i ri, por… me lekë

Nga Mero Baze Pasi i bëri të gjitha këto, pasi beteja e tij me “presta nome”-n e tij mbaroi, pasi mori logon dhe vulën e...

Lajme të tjera

Web TV