Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset 40- vjeçari (EMRI)

Një 40-vjeçar është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spitali në Vlorës.

Personi i plagosur është identifikuar si shtetasi Dëfrim Pashaj, ndërsa ngjarja mësohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Policia ka kryer arrestimin e autorit.