“Babai monstër”, do shiste beben ende në barkun e nënës: Isha i pirë, i dua fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Embrah Nuredini është babai nga Elbasani dhe me banim në Durrës i cili u arrestua pasi u filmua duke negociuar për të shitur foshnjën që do t’u lindte kundrejt pagesës prej 5 mijë eurosh.

Prokurorja Anila Bebeçi kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Nuredinin.

Ndërkohë ky i fundit mohoi akuzën e bërë, duke thënë se nuk do të shiste fëmijën e tij pasi ai ka dhe 5 fëmijë të tjerë për të cilët kujdeset.

Para trupës gjykuese Nuredini u paraqit pa avokat mbrojtës pasi situata e tij ekonomiko-financiare nuk ia mundëson.

Edhe avokatja e caktuar kryesisht mbrojti klientin e saj duke deklaruar se vepra penale nuk është kryer dhe kërkoi arrest shtëpie, bazuar dhe në rolin e Nuredinit si i vetmi që siguron ushqim për familjen përmes mbledhjes së kanaçeve.

”Dua të shkoj te fëmijët dhe nuk e di si e kanë bërë këtë. Atë ditë kam qenë i pirë. Unë jam i vetmi që e mbaj familjen me ushqim. Mbledh kanaçe. I dua fëmijët”– tha para gjykatës babai që vuri në shitje fëmijën e tij.

Gjyqtari theksoi se ligji parashikon burgim nga 10-20 vjet për “Trafikim të të miturve”, pasi vepra penale ka rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ndaj e la në masën e sigurisë “arrest në burg”. Teksa Nuredini është arrestuar, nën hetim është edhe gruaja e tij shtatzënë e cila ishte në dijeni të asaj çfarë do të bënte bashkëshorti me fëmijën që ende nuk ka ardhur në jetë.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV