Deklaratat e Manuel Neuer, Bayern Munich gjobit portierin gjerman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manuel Neuer ka qenë në qendër të vëmendjes në javët e fundit për krisjen që ka patur me Bayern Munchen. Sikur mos të mjaftonin deklaratat ndaj drejtuesve, portieri i Kombëtares gjermane ka marrë një gjobë të majme për shkak të dëmtimit të pësuar pas Kupës së Botës.

36-vjeçari dëmtoi gjurin duke bërë ski në ditët e para të dhjetorit, duke humbur pjesën e mbetur të sezonit. Sipas asaj që parashikon kontrata, lojtari pritet të ndëshkohet me një rrogë mujore gjobë.

Rroga sezonale e kapitenit të Bayernit është 20 milionë euro, çka do të thotë se 1.6 milionë euro është gjoba për shkak të dëmtimit. Mungesa e gjatë e portierit detyroi drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë të futeshin në merkato për të firmosur me Yann Sommer.

Kjo lëvizje është bërë shkak i një krisjeje që mund të thellohet edhe më tepër. Klubi ende nuk ka marrë masa ndaj lojtarit për deklaratat e forta, që pritet t’i kushtojnë 25 mijë euro gjobë.

Deklarata e Neuer:

“Lamtumira e Tapalovic ishte një goditje e rëndë për mua, pikërisht në periudhën që isha përtokë. Më dukej sikur po më dilte zemra nga vendi. Ishte ndjesia më brutale që kam përjetuar në karrierën time.

Nuk arrij dot ta kuptoj shkakun e këtij vendimi… Kam reflektuar gjatë dhe kam marrë gjithçka në konsideratë, përfshirë edhe të ardhmen time te Bayerni”.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV