Babai që nuk i lëshonte dorën vajzës së tij, e cila ishte nën rrënoja ku fatkeqësisht humbi jetën, ka folur për herë të parë.
Pas humbjes të së bijës, 49-vjeçari Mensut Hançer, tha se ka gërmuar rrënojat me duar, por nuk arriti të shpëtonte vajzën e tij 15-vjeçare, Irmak.
“U luta shumë, fatkeqësisht nuk ndodhi. Humba vajzën time”, tha Hançer.
Pamjet që tregonin babain që nuk i lëshonte dorën të bijës është bërë virale në rrjet. Shumë media të huaja i kanë kushtuar artikuj humbjes së Irmak.