Protesta e Berishës, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët: Shmangni tubimet e mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada amerikane ka këshilluar qytetarët e saj që të shmangin lëvizjet pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku do të zhvillohet protesta e thirrur nga Sali Berisha.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Të fundit

Parashikimi i motit sot/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Dita e parë e shtatorit do të nisë  me mot të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë territorin...

1 Shtator 1939 – Gjermania pushton Poloninë, nis Lufta e Dytë Botërore

Në orët e para të mëngjesit të 1 shtatorit 1939, pa ndonjë shpallje formale lufte, Gjermania naziste nën drejtimin e Adolf Hitlerit, nisi një...

Rriten kursimet për pension privat/ Ja sa përfitojnë shqiptarët me ligjin e ri

Vitin e kaluar, vlera neto e aseteve të fondeve arriti në 12.87 miliardë lekë ose gati 131 milionë euro, në rritje me 17% krahasuar...

Ndërron jetë regjisori i madh Dhimitër Anagnosti

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i madh i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Lajmin e trishtë e ka bërë publik e bija, Juna Anagnosti,...

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të dëmshpërblimit për të burgosurit politikë...

Lajme të tjera

Web TV