Zbardhet vendimi/ Ja kur do të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit

Është zyrtarizuar seanca e radhës në Kuvend. Bëhet me dije se do të zhvillohet të hënën më datë 13 shkurt ora 17:00.

Ndërsa këtë të shtunë Partia Demokratike zhvilloi një protestë për rreth 2 orë përballë Kryeministrisë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, kreu i PD, Sali Berisha paralajmëroi një tjetër protestë të hënën.

NJOFTIMI

Ju njoftojmë se seanca plenare Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 shkurt, ora 17:00. (Urdhër nr.8, datë 10.02.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)