101 orë nën rrënoja, babë e bijë tregojnë momentet e “ferrit”: Më ankohej se kishte uri…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas lajmeve trishtuese se numri i viktimave rritet si pasojë e tërmetit në Turqi e Siri, ka edhe lajme shpresëdhënëse të shpëtimeve të të mbijetuarve pavarësisht ditëve të tëra nën rrënoja.

Rasti i radhës është ai i 43-vjeçarit Cem Okur dhe vajzës së tij 8-vjeçare, Tanem, të cilët e panë dritën e diellit pas 101 orësh nën rrënoja në Hataj.

Babai dhe vajza, të cilët u dërguan në spitalin e qytetit të Adanas , treguan për mediat turke historinë e tyre se si nuk iu dorëzuan vdekjes.

Në momentin që kuptoi se nuk mund të bënte asgjë veçse të priste t’i shpëtonin, Cem rrëfen se vendosi që të mbante lart moralin e tij dhe të vajzës duke luajtur lojën “letër, gërshërë, gur”.

“Ne nuk mund të shiheshim por vendosëm të luanim për sa kohë mund të dëgjonim njëri tjetrin. Ajo fitonte shumë shpesh, nuk e di a më ka gënjyer apo jo”, rrëfen 43-vjeçari duke buzëqeshur.

Ndërsa skuadrat po garonin me kohën për t’i arritur, babë e bijë arritën të ishin të qetë vetëm falë kësaj loje.

43-vjeçari rrëfen se kishte momente që vogëlushja më thoshte se ishte e uritur apo e etur dhe se e vetmja mënyrë që mund t’i shkonte ndërmend për ta qetësuar ishte të flisnin dhe të nisnin të ëndërronin sikur këto gjëra nuk u mungonin.

Të fundit

I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë...

Zyrtare/ Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit!

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso-s si trajnerin e ri të ekipit! Marrëveshja është konfirmuar dhe kontrata do të jetë e vlefshme...

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë e kinematografisë shqiptare. Regjisori i...

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran,...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Lajme të tjera

Web TV