Agron Neza sulmon Berishën: Azem Hajdari bëri gabimin më të madh që të futi në politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e tij të bujshme sot në Kuvend se disponon video erotike të ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal me zyrtare të qeverisë.

Teksa fliste për skandalin “McGonigal”, Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe Agron Nezën.

Ndërkohë ky i fundit ka reaguar me një mesazh në telefon të drejtueses së emisionit Grida Duma ku ka mohuar akuzat e ngritura nga Berisha.

“Përshëndetje Grida, unë jam Agron Neza, dhe po ndjek emisionin tuaj. Dua të them se më vjen keq që po i dëgjoj nga doktorri këto fjalë, sepse si doktorri edhe unë jemi tropojanë. Në qoftë se Edi Rama do të më kishte dhënë para do të isha në burg dhe jo në Shqipëri. Azem Hajdari ka bërë gabimin më të madh që të futi në politikë”, shkruante mesazhi me emrin e Nezës.

Të ftuarit në studio, kanë vënë në dyshim autencitetin e mesazhit, duke u shprehur se duhet verifikuar nëse është apo jo vërtet shqiptaro amerikani mik i McGonigal, Neza, por Duma ka insistuar se mesazhi i përket numrit të tij, dhe kjo nuk është hera e parë që i dërgon mesazh.

Të fundit

Kryeministri Rama: Ndërtimet pa leje nuk do t’i gëzoni

Komentet e qytetarëve në mediat e tij sociale nxitën kreun e qeverisë që të linte mënjanë pushimet dhe të...

Barcelona i ndërhyn Bayernit në merkato, i merr yllin gjerman?

Barcelona është e interesuar për sulmuesin gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart si pasardhës i Robert Lewandowskit. Trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e...

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë atë. Tani është momenti i...

Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë,...

Apple dhe Samsung bashkojnë forcat, Sony bie “nga liga”

Apple dhe Samsung njoftuan një bashkëpunim për të prodhuar sensorë të avancuar kamerash për modelet e ardhshme të iPhone. Teknologjia e re do të zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV