Liverpool rikthehet tek fitorja në Premier League duke mposhtur Evertonin në “Anfield”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tre disfatave në katër ndeshjet e fundit, Liverpool rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në stadiumin Anfield. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp nuk e zhgënjyen publikun e pranishëm teksa mposhtën në derbi Evertonin me rezultatin 2-0. Të kuqve iu mjaftoi nga një gol për pjesë teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Mohamed Salah në minutën e 36-të.

Egjiptiani përmbylli një kundërsulm manuali teksa shfrytëzoi një pasim të Nunez duke mos e pasur aspak të vështirë për të mposhtur portierin Pickford. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Liverpool gjeti edhe golin e dytë dhe të sigurisë. Në minutën e 49-të ishte Cody Gakpo që realizoi me portën e boshatisur pas një asisti të Trent-Alexander Arnold.

Për lojtarin e transferuar në merkaton e janarit nga PSV, ishte goli i parë me fanellën e Liverpool. Kështu, Liverpool mori një fitore tejet të rëndësishme për situatën ku është në kampionat dhe tashmë të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp ngjiten në kuotën e 32 pikëve në vend të nëntë, ndërsa nga ana tjetër, Everton renditet në vend të 18-të me 18 pikë.

Të fundit

Autobusi me punëtorë përplaset dhe del nga rruga, 8 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Tetë persona humbën jetën dhe rreth 53 të tjerë u plagosën kur një autobus me punëtorë ferme u përplas...

Irlanda pritet të rrisë moshën e blerësve të duhanit

Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të blerësve të duhanit, sipas një draft-legjislacioni të prezantuar të martën. Nëse finalizohet, ky do të...

Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja zbardh detajet: Burri i bllokonte thirrjet në telefon

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte një nga ngjarjet më të rënda të raportuara në...

A i rrit ky lloj djathi shanset për kancerin e gjirit tek gratë?

Nëse dieta juaj ushqimore dominohet nga konsumi i djathit, me gjasë që ky artikull mund t’ju trishtojë. Sipas një studimi, ngrënia tepërt e djathit çedar...

“Vota e emigrantëve”, nisin bisedimet/ Gjiknuri: Kemi zgjidhje konkrete

Politika po avancon në debatin mbi mundësimin e votës së diasporës për 2025, sikundër e kërkon dhe Gjykata Kushtetuese, por kur vjen moment për...

Lajme të tjera

Web TV