Arti në zi/ Ndahet nga jeta reperi me famë botërore

Jolicoeur, i cili ishte një nga anëtarët themelues të treshes së repit De La Soul, ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje.

Arti në zi/ Ndërron jetë para kohe reperi me famë

Ishte në vitin 2018 kur artisti foli për problemet e tij me zemrën dhe ku shprehu dëshirën e tij për t’u rikthyer edhe një herë në skenë.

“Jam gati të kthehem në skenë. Me mungon shumë. Më pëlqen të udhëtoj. Më pëlqen të jem pranë djemve të mi dhe e dua këtë përsëri”, tha ai.

Jolicoeur njihet gjerësisht për bashkëpunimin në këngën Gorillaz “Feel Good Inc”.

Jolicoeur, i lindur në Brooklyn, New York  konsiderohet gjerësisht si një nga artistët hip-hop më me ndikim të viteve 1980 dhe 1990.