Shpërthen në flakë restoranti në Vlorë/ Dyshimet e para

Një restorant në Vlorë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të hëne.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 29 Nëntori, ndërsa mësohet se shkak për shpërthimin e zjarrit, është bërë një shkëndijë elektrike në aspiratorin e restorantit.

Për fat të mirë nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.